Asgjë nga rinovimi, francezi pran largimit nga Reali

Vera parashikohet tepër e nxehtë për Rafael Varanen. E ardhmja e mbrojtësit duket larg Real Madrid, të cilët duket se e kanë humbur mundësinë për të rinovuar me francezin. Sipas medieve spanjolle, madrilenët mund ta humbasin 28-vjeçarin me parametër zero, vitin e ardhshëm, pasi më 30 qershor 2022, lojtarit i përfundon kontrata me spanjollët.
Varane, i cili ndiqet me interes edhe nga Paris Sen Zhermen, duket se ka arritur akordin paraprak me anglezët e Man. Junajtedin, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e parisienëve.
Gjithsesi në fund të Europianit do të jetë vetë futbollisti ai që do të sqarojë situatën e tij lidhur me të ardhmen.