ASH-AAA: Hetim ndërkombëtar për “Monstrën”

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e cilëson skandaloz vendimin e Gjykatës Penale për rastin “Monstra”. Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela akuzoi kryeministrin Zaev se me mashtrimin për zbardhjen e rasteve të montuara politike erdhi në pushtet.

Ai sot është njeriu i cili ka harruar, po e citoj: njerëz të pafajshëm rrinë në burg për Monstrën. E vërteta për Monstrën ishte po ai që thoshte që është e tmerrshme, ishte po ai i cili kishte me dhjetëra e qindra mijëra përgjime dhe i bindte njerëzit që ka fakte që njerëz të pafajshëm janë në burg- deklaroi  Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

 Sela akuzoi edhe BDI-në se heshtë gjithmonë kur shqiptarëve u montohen procese gjyqësore.

Skandaloze është heshtja e atyre të cilët thirren në emër të legjitimitetit shqiptar, të cilët e kanë vjedhur legjitimitetin e shqiptarëve dhe sa herë që montohet një proces i politik me muaj të tërë nuk i dëgjoni të japin një deklaratë, nuk i dëgjoni të japin një mendim. BDI, nuk mund të truket në këto momente si struci, e ka fut kokën në dhe nuk gjendet askund- pohoi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

 Ai bëri i thirrje bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të sjellin në Maqedoni grupin hetimor për rihapjen dhe zbardhjen e proceseve të montuara përfshirë edhe atë të “Monstrës”.

Urgjentisht i bëjmë thirrje vendeve të BE-së, Gjermanisë, Francës e Holandës që komfort asaj që kemi premtuar qytetarëve, të sjellin në Maqedoni grupin e gjykatësve dhe prokurorëve ekspertë që të rihapin edhe një herë dhe do të rigjykojnë me prezencë të tyre të gjitha proceset e montuara politike duke përfshirë edhe këtë të Monstrës- tha  Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Familjarët e të dënuarve për rastin Monstra por edhe ata të Almirit katër vjeçar nga Kumanova për të premten paralajmëruan protesta, të  cilën e mbështetë edhe opozita shqiptare.  Me vendimin e fundit, Gjykata Penale në Shkup dënoi me burg të përjetshëm Afrim dhe Agim Ismailoviq dhe Alil Demirin. Haki Aziri u dënua me 9 vite ndërsa Fejzi Aziri me 15 vite burg. Sami Luta u lirua në mungesë të provave.

Adrian Kerimi

LEXO EDHE:

Back to top button