ASH e Taravarit sot pritet të merr vendim për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

ASH e Taravarit sot pritet të merr vendim për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale

Krahu i Aleancës për Shqiptarët me në krye Arben Taravarin, ministër aktual i Shëndetësisë, sot do të mbledhë Kryesinë Qendrore ku do të vendoset për pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Taravari dje deklaroi se nuk është e vërtetë se janë duke negociuar me BDI-në dhe se si subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme lokale i kanë dy opsione – njëra është të vazhdojnë në kuadër të koalicionit VLEN dhe tjetra të braktisin koalicionin dhe të dalin të vetëm.

Në Kryesinë Qendrore të partisë, siç tha ai, do të dalin me qëndrim se si do të veprohet më tej. Partia, siç thekson ai, është duke bërë analiza dhe anketa të caktuara që tregojnë se në komuna të caktuara do të kishin rezultate të mira edhe sikur të shkonin të vetëm.

“Kështu që zgjedhja është mes këtyre dy opsioneve. Nuk ka opsion të tretë”, tha Taravari.

Në Kryesinë Qendrore të partisë, siç tha ai, dëshiron të dëgjojë qëndrimet para se të sillet vendim.

“Qendra analitike e ASH-së ka bërë disa anketa, do t’i prezantojë dhe do të duhet të sjellim vendim të përbashkët se si të dilet”, shton Taravari dhe sqaroi se qëndrojnë mirë në Gostivar, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë, Saraj, Likovë.

LEXO EDHE:

Back to top button