ASH-ja e mbetur në VLEN ruan pozitat, Fetai: Pozitat e ASH-së të paprekura
ASH-ja e mbetur në VLEN ruan pozitat, Fetai: Pozitat e ASH-së të paprekura

Gazetar: Zekrija Haxhiu
Anëtarët e ASH-së të cilët nuk ndoqën rrugën e Arben Taravarit, do të vazhdojnë me funksione në Qeveri bashkë me VLEN-in. Arben Fetai do të ngelet zv.kryeministër për Qeverisje të Mirë, ndërsa ish ministri i Shoqërisë informatike, Azir Aliu, propozohet për ministër të Shëndetësinë, pikërisht në vend të Taravarit. Përpos këtyre dy pozitave, emra të rinj priten edhe për zv.ministrat në bujqësi dhe mbrojtje, si dhe zv.drejtor në Doganë.
Në kryesi të VLENit është miratuar që Arben Fetai të mbetet zv.kryeministër për qeverisje të mirë ndërsa z.Azir Aliu të propozohet nga VLEN-i për ministër të shëndetësisë ndërsa për pozita të tjera do të vendoset në ditët në vijim në kuadër të VLEN-it për ta kompletuar hisen që i takon në Qeverinë e RMV-së, deklaroi Izet Mexhiti – Zv.Kryeministër
Si për ministritë, ashtu edhe për funksionet e tjera, hisja që i takonte ASH-së, do të ngelet e njëjta. Në ndarjen e pozitave, ka mundësi që diçka të ndahet edhe për deputetë të Frontit Evropian, tha Arben Fetai.
Hisja qeverisëse e koalicionit VLEN në kuadër të koalicionit qeverisës do të ngelet i pa prekur. Aty mund të ketë rokada brenda VLEN-it. Do të ketë ndoshta nevojë të akomodohet ndonjë deputet nga Fronti Evropian. Këto çështje mbeten për t’u diskutuar por në vija të trasha, hisja e VLEN-it nuk ndryshon, hisja e Aleancës për brenda VLEN-it ngelet ajo që ishte.
Për bashkim eventual në Qeveri edhe të ASH-së së Selës, Fetai thotë se VLEN është e unifikuar ndërsa periudhën në vijim do të mësohet më tepër për atë se cilët deputetë nga Fronti do t’i bashkëngjiten shumicës parlamentare, tha Arben Fetai – Zv.kryeministër. /alsat.mk