ASH-ja mes tre zjarreve para zgjedhjeve parlamentare

ASH-ja akoma nuk ka vendosur se si do të shkoj në zgjedhje, e vetme, me pushtetin apo opozitën

Gazetar: Adrian Kerimi

Struktura dhe organet partiake të Aleancës për Shqiptarët janë të ndarë në tre grupe mbi çështjen se si duhet të vepron Aleanca për Shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryetari i ASH-së, Arben Tarvari gjatë intervistës në Klan pranoi se në kryesi ka disa qëndrime, por që vendimi do të merret javëve në vazhdim. Në takimin me Ali Ahmetin për të cilin nuk ka qenë e njoftuar partia por vetëm disa bashkëpunëtor të Taravarit ky i fundit thotë se nuk është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit por janë analizuar anketat.

“Ka një pjesë e konsiderueshme që mendon se duhet të shkohet vetë, sido që të dalim dhe ka një pjesë e konsiderueshme mendojnë që ASH duhet të provon ta sjell ndryshimin dhe të shkon me opozitën. Kështu rritet probabiliteti që të sillet ndryshimi”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski e bën fakt të kryer. Zgjedhjet e ardhshme do të ketë front Evropian, por pa potencuar saktësisht partitë të cilat do të marrin pjesë në të dhe mënyrën e veprimit në zgjedhje, përkatësisht me lista të përbashkëta ose ndaras.

“Po analizohen të gjitha mundësitë për zgjedhjet e ardhshme, por ajo që dihet është se do të kemi dy blloqe: blloku pro Evropian i cili është për integrimin e vendit, ndërsa blloku tjetër ai anti Evropian i cili sipas deklarimeve të liderit të saj, Maqedonia mund të presë edhe 100 vite për t’u bërë pjesë e BE-së”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Opozita shqiptare tashmë e bashkuar në një lidhje disa herë ka ftuar ASH-në ta lëshon Qeverinë dhe t’i bashkohet frontit Evropian. Por partia e Taravarit vendosi të qëndron pjesë e pushtetit edhe pas tradhtisë që shumica i bëri ndaj propozim-Ligjit për amnisti, ndërsa përgjegjësi subjekti para votuesve nuk mbajti as për dështimin e subjektit për të propozuar amendament kushtetues i cili parashikon heqjen e përcaktimit 20% për gjuhën shqipe nga Kushtetuta. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button