Askush si Milani në pesë ligat më të fortë në Evropë

Milani po kalon një moment pozitiv në kampionat, duke mos pësuar asnjë humbje në 21 ndeshjet e fundit në Serie A. Kjo është aktualisht seria më e gjatë e ndeshjeve pa disfatë mes pesë ligave kryesore evropiane këtë sezon.

Kuqezinjtë kanë treguar vazhdimësi dhe stabilitet si në rezultate, ashtu edhe në paraqitje. Skuadra ka ditur të marrë pikë edhe në ndeshje të vështira, duke konfirmuar forcën e saj konkurruese.

Balanci mes mbrojtjes dhe sulmit ka qenë një nga çelësat e këtij ecurie pozitive. Kjo vazhdimësi e bën Milanin një kandidat serioz në garën për titull edhe pse diferenca me kryesuesit e Interit është thelluar në 5 pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button