Asllani: Duhet të punoj shumë, sepse kam një mësues si Çalhanoglu

Kristjan Asllani ka besim se Interi do të jetë sërish skuadra kampione e Italisë, pavarësisht se këtë vit e sheh më të vështirë sesa sezonin e kaluar. Në konferencën pas ndeshjes me Atalantën, mesfushori i Kombëtares shqiptare tregoi sa shumë ka ndryshuar në këto tri sezone dhe sa shumë e ndihmon Çalhanoglu.

Çfarë sinjali ishte ky për kampionatin?

Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne e dimë vlerën e Atalantës që luan në mënyrë të egër ndaj rivalit dhe nuk është e lehtë të dalësh nga presioni i tyre. Ishim të zotët mbi të gjitha në 30 minutat e para, pastaj thjesht administruam. Janë 3 pikë shumë të rëndësishme.

Sa keni ndryshuar në këto 3 vite tek Interi?

Kur kam ardhur isha si një fëmijë. Doja thjesht të mësoja gjithçka. Tani di më mirë t’i menaxhoj momentet në ndeshje dhe të marr përgjegjësitë e mia. Duhet të punoj shumë sepse kam një mësues si Çalhanoglu. Jam i lumtur që stërvitem me të.

A është Interi ende “i uritur”? Ishte kjo edhe një përgjigje për Juventusin?

Ne sigurisht që jemi “të uritur” dhe e shohim në stërvitje. E dimë që objektivi është të fitojmë titullin kampion. Gjëja më e vështirë është që të përsërisim veten, por do t’ia dalim. Sot (dje) ishte një shenjë e qartë. Të vazhdojmë kështu.

LEXO EDHE:

Back to top button