Asllani, mesfushor me saktësinë më të lartë të pasimeve në Serinë A

Kristjan Asllani është kthyer në këtë sezon në një lojtar shumë të vlerësuar në Serinë A, pasi ka treguar me paraqitjet e tij se mund të jetë një element i rëndësishëm te Interi. Mesfushori shqiptar shpreson që të përsëritë paraqitjet e mira edhe me kuqezinjtë, teksa shkon në Euro 2024 me një statistikë shumë të veçantë si më i miri i Serisë A.

Sipas të dhënave të “OPTA”, Asllani është mesfushor me saktësinë më të lartë të pasimeve në Serinë A për edicionin e fundit mes atyre që kanë realizuar të paktën 500 të tilla. Gjigandët e statistikave bëjnë të ditur se Asllani ka regjistruar një saktësi pasimi prej 93% në këtë sezon.

Ai ka tentuar 704 pasime në këtë edicion në elitën e futbollit italian, duke gabuar vetëm 49 prej tyre. Këto janë shifra mbresëlënëse që tregojnë qartësisht përmirësimin e mesfushorit i cili është kthyer në një nga pikat kyçe të lojës së Shqipërisë që kur drejtimin e saj e mori Silvinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button