ASN-ja publikon shpallje publike për punësim
ASN-ja publikon shpallje publike për punësim

Agjencia e Sigurisë Nacionale (ASN) ka publikuar për herë të parë që nga themelimi i saj shpallje publike për punësim, duke hapur derën për të gjithë qytetarët kompetentë që duan të jenë pjesë e këtij institucioni. Kandidatët, përveç kërkesave të tjera që duhet t’i plotësojnë, duhet të pranojnë edhe test poligrafi. Kandidati i cili refuzon testin e poligrafit konsiderohet se nuk i plotëson kushtet për punësim në Agjenci. Njoftimi publik ka të bëjë me punësimin e tetë inspektorëve-inxhinierë për kohë të pacaktuar. Kandidatët e interesuar duhet të kenë diplomë në shkencat kompjuterike, inxhinieri elektrike, inxhinieri kompjuterike dhe informatike, inxhinieri telekomunikacioni dhe të paktën katër vjet përvojë pune. /Alsat.mk