Asnjë gjurmë për 59-vjeçaren që dyshohet se është djegur nga zjarri në Staro Nagoriçane

Asnjë gjurmë për 59-vjeçaren që dyshohet se është djegur nga zjarri që përfshiu shtëpinë e familjes Dimkovski në fshatin Çellopek të Nagoriçit të Vjetër, Kumanovë. Pas 48 orëve prej kur se u bënë shkrumb e hi tri shtëpi të këtij fshati, ende nuk u gjetën gjurmë të 59-vjeçares. Ekipet e emergjencave civile kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe të sotme aksionin e kërkim-shpëtimit, por edhe pas rrënimit të shtëpisë dhe dy objekteve ndihmëse nuk kanë arritur të gjejnë trupin e pa jetë. Ndërsa Ministria e Brendshme në koordinim me Prokurorin Publik nga Prokuroria Publike në Kumanovë ka shpallur në kërkim personin në fjalë, i cili tashmë po kërkohet nga Departamenti i Kërkimit.

LEXO EDHE:

Back to top button