“Asnjë mjet kontraceptiv falas për të rinjtë – mungesa e tyre rrit numrin e aborteve në vendin tonë… “

“Asnjë mjet kontraceptiv falas për të rinjtë - mungesa e tyre rrit numrin e aborteve në vendin tonë… “

Metodat kontraceptive ndihmojnë të rinjtë të mbrohen nga shtatzanitë e padëshiruara, por jo vetëm. Kontraceptivët mekanik / prezervativët ndihmojnë edhe në parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Gjatë emisionit “Pasqyra e Shëndetit”, e ftuar ishte prof. Dr. Jadranka Gerogievska -gjinekologe, e cila tregon për metodat kontraceptive që ekzistojnë në vendin tonë, përdorimin e duhur të tyre, të mirat dhe efektet negative që mund të kenë ato.

Ajo gjatë bisedës theks të veçantë vendos në numrin e ulët të përdorimit të kontraceptivëve në vendin tonë, si pasojë e keqinformimit të të rinjëve për kontraceptivët. Si një ndër shkaqet ajo përmend edhe mungesën e tyre në listën pozitive të barnave:

“Të paktën një kontraceptiv hormonal dhe mekanik, një spirale, duhet të jetë në listën pozitive të barnave, në mënyrë që pacientët tanë të mund ti marrin falas…”

Prof. Georgievska potencon që kjo gjë do të ulte numrin e aborteve, dhe do ti ndihmonte çifteve të reja në planifikimin e familjeve.

“…do të kontribonte në rritjen e përqindjes së kontracepsionit, e cila në vendin tonë është në një nivel të ulët 10-15%” – përfundon dr. Jadranka Georgievska./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button