Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi

Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit "të pasigurt" në lumin Drini i Zi

Gazetar: Miki Trajkovski

Derisa autoritetet vendosin ta zgjidhin problemin, qytetarët do të lëvizin me rrezik mbi urën e drurit në lumin Drini i Zi në Strugë, e cila është në gjendje të rëndë dhe e pasigurt për t’u përdorur.

Komuna e Strugës aktualisht hesht dhe nuk po ndërmerr asnjë veprim për ta riparuar objektin në fjalë, edhe pse turistë të shumtë e vizitojnë çdo ditë.

Qendra e menaxhimit të krizave inspektoi urën më 24 qershor, pas denoncimit nga qytetarët, por ata thonë se nuk kanë kompetencë për të përcaktuar sigurinë, metodën dhe procedurën për kryerjen e punimeve ndërtimore, si dhe lejen për riparim. Për situatën e kanë njoftuar komunën.

“Njoftimi është dërguar me telefon dhe me email në adresën e personit përgjegjës nga Njësia e Vetëqeverisjes Lokale të Strugës. Që nga ai moment, QMK nuk ka marrë asnjë informacion tjetër përkatës nga komuna. Sipas denoncuesit, në sezonin e verës ura frekuentohet më shumë për shkak të turistëve dhe ka frikë se mund të shembet, dhe me këtë edhe pasojat e rënies ose lëndimit të njerëzve”, thonw nga Qendra Për Menaxhim me Kriza.

Të premten, një grup i qytetarëve, siç raportoi Alsat, filluan me vet-nismë ta riparojnë urën, duke zëvendësuar dërrasat e vjetra dhe të kalbura. Alarmojnë se e tërë ura është në gjendje të keqe.

“Kjo është vërtet alarmante. Është rrezik i përgjithshëm, i cili është vetëm çështje kohe para se të marrë viktimë, kurse të lënduar ka shumë. Ky është akt i neglizhencës. Nuk e di se në kompetencën e kujt është. Por meqenëse i përket komunës së Strugës, sigurisht që nuk ka nevojë komuna e Dibrës ta rregullojë”, tha Kosta Hiohi- qytetar.

“Ideja jonë fillestare ishte të rehabilitonim urën duke vendosur dërrasa për të siguruar qasje dhe kalim në urë, por ajo që e pamë, që të shohim çfarë duhet bërë, është se ky është problem më serioz, domethënë, ne tashmë mund të shohim se vetë struktura e urës po fillon të kalbet dhe kjo përfaqëson problem strukturor”, u shpreh Gligorie Qatoski- aktivist qytetar.

Ata u bëjnë thirrje autoriteteve kompetente komunale që të vlerësojnë urgjentisht sigurinë e urës. Pyetëm në komunën e Strugës nëse dhe kur do të merrnin masa dhe nëse planifikojnë ta mbyllnin urën, përgjigje nuk morëm.

Ata pretendojnë se nuk kanë pranuar asgjë nga Qendra e menaxhimit të krizave. Ura e parë prej druri në Strugë u ndërtua në vitin 1987, por në vitin 2011 u shemb për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe u rindërtua në vitin 2016.

Për vite me radhë, në urën e vjetër qëndronte tabelë me mbishkrimin “Ndalohet kalimi”./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button