“Asnjëherë nuk do ta vishja fanellën e Real Madridi”

Rivaliteti që kanë dy klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona ndikon shumë edhe tek futbollistët. Një prej tyre është edhe ish-lojtari i skuadrës katalanase, Zherrard Pike.

Spanjolli gjatë njëpodcast me legjenden e Realit, Iker Kasillas, ka thënë se kurr nuk do ta veshte fanellën e ”Los Blankos”.

 

“Kurrë në jetën time nuk mund të vishja fanellën e Real Madridit. Edhe ato që kam marrë nga lojtarët kundërshtarë pas ndeshjeve. As që do ta mendoja. Në asnjë mënyrë. kurrë”, ka deklaruar Pike.

 

Ai gjithashtu është pyetur nëse një ditë do të bëhej president i Barcelonës.

 

“Kam ndjenja të përziera për të sepse të jesh president i Barçës është më shumë sakrificë sesa shpërblim. Sidoqoftë, i detyrohem gjithçka klubit”, ka thënë Pike./IndeksOnline/

LEXO EDHE:

Back to top button