“Aston Martin”, nuk ndryshon pilotët në vitin 2022

Skuadra e Aston Martinit, nuk do të ndryshojë pilotët e saj edhe në sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë, Lens Stroll dhe Sebastian Fetel, do të drejtojnë makinën e “Aston Martinit” në sezonin e ardhshëm në Formula 1. Piloti gjerman i zgjedhi të gjitha dilemat dhe klauzolat në marrëveshjen e tij dhe dha sinjal pozitiv se do të drejtojë makinën e “Aston Martinit”.

“Do të jemi me makinë te re në sezonin e ri, ku do të ketë shumë rregulla teknike. Besoj se do të ndikojë për një garë kualitative, si për pilotët, ashtu edhe për publikun,” ka thënë mes tjerash Sebastian Fetell.

Piloti gjerman më parë drejtoi makinën e Ferrarit, ndërsa suksesin më të madhe e kishte te ekipi i “Red Bull”-it, ku arkëtoi 4 tituj të kampionit.

LEXO EDHE:

Back to top button