Aston Villa bën dy goditjë të mëdha në merkaton e janarit

Aston Villa është mjaftë aktive në ditët e fundit të tregut të transferimeve të janarit. Skuadra e Unai Emery ka siguruar fillimisht shërbimet e anglezit Markus Rashford si huazim nga Man. Junajtedi.

Sipas gazetarit të famshëm të transferimeve, Fabrizio Romano, Aston Villa ka finalizuar një marrëveshje me PSZH-në për huazimin e Marko Asensio-s. Spanjolli do të kalojë te skuadra angleze në formë huazimi deri në fund të sezonit 2024/25.

Asensio është pritur të fluturojë për në Angli, për të kryer testet mjekësore. Nëse gjithçka shkon mirë, transferimi do të konfirmohet para mbylljes së afatit të transferimeve, që është 3 shkurt. Këtë sezon, Asensio ka luajtur vetëm 16 ndeshje me PSZH-në, ku ka shënuar dy gola dhe ka dhënë katër asistime. Me këtë transferim, ai do të kërkojë më shumë minuta lojë dhe mundësi për të rimarrë formën e tij më të mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button