Aston Villa, ofertë prej 25 mln euro për De Ketealare-n

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, Aston Villa është gati të ofrojë 25 milionë euro për të nënshkruar Sharll De Ketelaere nga Milani, por çmimi i kërkuar i ‘kuqezinjve’ është 30 milionë euro. Gazeta italiane pretendon se skuadra e Premier Ligës po shqyrton paraqitjen e një oferte hapëse në rajonin prej 25 milionë euro për 22-vjeçarin.

Milani mundi Lids Junajtedin për të nënshkruar me De Ketelaere, një vit më parë, por belgu nuk arriti të justifikonte çmimin e tij prej 35 milionë euro në sezonin e tij të parë në ‘San Siro’. De Ketelaere dha vetëm një asistim në 40 paraqitje në të gjitha garat në sezonin 2022-2023, kështu që “kuqezinjtë” tani janë të hapur për të dëgjuar ofertat për ish-yllin e Klub Brizhit.

Sipas raportit, ata e kanë vendosur çmimin në 30 milionë euro, por një ofertë prej rreth 28 milionë euro mund t’i bindë gjigantët e Serisë A të shesin belgun, veçanërisht pasi kanë siguruar shërbimet e Kristian Pulishiç nga Çellsi. De Ketelaere ka kontratë me Milanin deri në qershor 2027.

LEXO EDHE:

Back to top button