Aston Villa “parakalon” Bajernin dhe Juven për talentin spanjoll

Monçi, drejtori i ri sportiv i Aston Villa-s, është gati të bëjë dhuratën e parë për tifozët. Skuadra nga Birmingami do të luajë në Ligën e Konferencës, sezonin e ardhshëm.

Dhe drejtuesi spanjoll po synon t’i dhurojë trajnerit Unai Emeri, një përforcim të rëndësishëm në qendër të mbrotjes: Pau Torres. 26-vjeçari është pjesë e Viljarealit dhe kombëtares së Spanjës. Për shërbimet e tij ka interesim edhe nga Bajern Munihu dhe Juventusi.

Por, Monçi do të paraqesë së shpejti një ofertë zyrtare te drejtuesit e Villarealit. Pau Torres numëron 23 ndeshje me kombëtaren iberike.

LEXO EDHE:

Back to top button