Aston Villa piketon yjet e Juventusit dhe Barcelonës, gati ka 100 mln euro

Skuadra e Aston Vilës synon një merkato të fuqishme këtë verë dhe ka piketuar përforcimet e para. Sipas “The Telegraph”, skuadra e Aston Villa synon të sjellë në Premier Ligë sulmuesin e Juventusit, Dushan Vlahoviç dhe sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.

Vlahoviç është në sezonin e parë me Juventusin, por nuk ka shkëlqyer ashtu sikurse pritej dhe në rast të një oferte të mirë mund të largohet. Sipas mediave britanike, Aston Villa është gati të paguajë 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar.

E njëjta situatë edhe me Ferran Torres, po 23 vjeç, që te Barcelona nuk ka gjetur shumë hapësira. Për këtë arsye, për një shumë prej 30 milionë eurosh ai mund të lërë katalanasit për t’u transferuar në Angli. Në total, për këta dy sulmues, skuadra e Aston Villa është gati të paguajë 100 milionë euro në total.

LEXO EDHE:

Back to top button