Astrofanët të emocionuar nga fotografia e re e Saturnit dërguar nga James Webb

Astrofanët të emocionuar nga fotografia e re e Saturnit dërguar nga James Webb

Më 25 qershor, teleskopi hapësinor i avancuar James Webb kapi një foto të re të Saturnit, planetit të dytë më të madh në Sistemin Diellor, të cilin NASA e publikoi sot.

Vetë Saturni duket jashtëzakonisht i errët në këtë gjatësi vale infra të kuqe që po shikon teleskopi, sepse metani thith pothuajse të gjithë dritën e diellit që godet atmosferën. Megjithatë, unazat e akullta mbeten relativisht të ndritshme, duke çuar në pamjen e pazakontë të Saturnit në imazhin e James Webb.

Ky imazh është marrë si pjesë e programit Webb Garanted Time Observation 1247.

Programi përfshinte disa ekspozime shumë të thella të Saturnit, të cilat ishin krijuar për të testuar aftësinë e teleskopit për të zbuluar hënat e zbehta rreth planetit dhe unazat e tij të ndritshme.

Çdo hënë e sapo zbuluar mund t’i ndihmojë shkencëtarët të ndërtojnë një pamje më të plotë të sistemit aktual të Saturnit, si dhe të së kaluarës së tij.

Ky imazh i ri i Saturnit tregon qartë detajet në unazën planetare, së bashku me disa nga hënat e planetit – Dione, Enceladus (Enceladus) dhe Tethys, gjë që ka kënaqur entuziastët e astronomisë.

Ekspozime shtesë më të thella (që nuk tregohen në foto) do t’i lejojnë ekipit hulumtues të eksplorojë disa nga unazat planetare të Saturnit që janë më pak të dukshme në këtë imazh, duke përfshirë unazën e hollë G dhe unazën difuze E.

Unazat e Saturnit përbëhen nga fragmente të ndryshme shkëmbi dhe akulli – grimca që variojnë në përmasa nga më të vogla se një kokërr rërë deri në disa madhësi të majave malore të Tokës.

LEXO EDHE:

Back to top button