Astronautët e NASA-s sërish synojnë të fluturojnë rreth Hënës
Astronautët e NASA-s sërish synojnë të fluturojnë rreth Hënës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka pritur në Shtëpinë e Bardhë katër astronautët që janë pjesë e ekuipazhit të parë që synojnë të fluturojnë rreth Hënës, e cila gjë do të ndodh pas 50 vitesh.
Planet dhe përgatitjet për misionin e tyre ata i kanë ndarë edhe me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris.
“Ishte e bukur t’u shtrëngosh duart dhe t’u thuash faleminderit që keni bërë të mundur që ne të realizojmë këtë udhëtim të mahnitshëm”, tha piloti Victor Glover.
Katër astronautët do të jenë të parët që do të fluturojnë kapsulën Orion të NASA-s, jo më herët se deri në fundin e vitit 2024.