Astronomët “dëgjuan” valë gjigante nga Universi

Astronomët “dëgjuan” valë gjigante nga Universi

Për herë të parë, astronomët kanë dëgjuar valë gravitacionale gjigante me frekuencë të ulët që mund të zbulojnë sekrete rreth formimit të universit. Astronomët i zbuluan këto valë duke vëzhguar pulsarët – yje neutron me një fushë të fortë magnetike që rrotullohen me shpejtësi rreth boshtit të tyre. Vëzhgimet zbulojnë se valët shfaqen në frekuenca të ndryshme dhe lëkunden gjatë dekadave.

Zbulimi mund t’i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë fenomenet kozmike si vrimat e zeza supermasive dhe sa shpesh bashkohen galaktikat. Valët gravitacionale, të parashikuara nga Albert Ajnshtajni në vitin 1916, janë valëzime në hapësirë-kohë të zbuluara për herë të parë në vitin 2015. Ajnshtajni kishte teorizuar se valët gravitacionale shtrihen dhe ngjeshin hapësirën, duke ndikuar në mënyrën se si ato transportojnë valët e radios. Kjo do të thotë se disa nga pulset arrijnë në Tokë një sekondë më herët ose më vonë se sa pritej.  /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button