Ata janë 40 dhe 42 vjeç: Një grua italiane fitoi në gjyq dhe dëboi djemtë e saj nga shtëpia e familjes
Ata janë 40 dhe 42 vjeç: Një grua italiane fitoi në gjyq dhe dëboi djemtë e saj nga shtëpia e familjes

Një grua 75-vjeçare italiane , e cila ishte ngopur me mirëmbajtjen falas për djemtë e saj të rritur që jetonin në shtëpinë e saj, fitoi betejën ligjore për t’i dëbuar ata, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA.
Nëna 75-vjeçare, emri i së cilës nuk bëhet i ditur, u përpoq disa herë të bindte djemtë e saj, gjithashtu të paidentifikuar, që të largoheshin nga shtëpia e saj në Pavia, në veri të Italisë, por pa rezultat .
Pavarësisht se kishin një punë, burrat – 40 dhe 42 vjeç – refuzuan të gjenin strehimin e tyre alternativ.
Ata gjithashtu refuzuan të kontribuonin në shpenzimet e shtëpisë , pavarësisht se kishin të ardhurat e tyre dhe nuk ndihmonin në punët e shtëpisë.
Duke qenë se nuk mundi t’i dëbonte me forcë nga shtëpia me bindje, nëna vendosi t’i padisë .
Sipas gazetës italiane “La Provincia Pavese”, nëna ia ka dalë me qëllimin. Gjyqtarja e Pavias Simona Caterby urdhëroi dy djemtë të largoheshin nga shtëpia e nënës së tyre deri më 18 dhjetor.
Gjykata pranoi në vendim se argumenti për qëndrimin e djemve në pronë mund të konsiderohej dikur “i bazuar”, nisur nga detyrimet e prindërve ndaj fëmijëve.
Megjithatë, gjykatësi Caterby tha se “nuk duket më e justifikuar” duke qenë se të dy burrat tani janë mbi 40 vjeç.
Sipas një studimi të Statista të vitit 2023, rreth 70 për qind e italianëve mes moshës 18 dhe 34 vjeç jetojnë në shtëpitë e prindërve të tyre , me një përqindje pak më të lartë te meshkujt .
Ky fenomen mund t’i atribuohet shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në Itali , gjë që e bën të vështirë për shumë të rinj italianë arritjen e pavarësisë financiare në moshë të re.
The Guardian vuri në dukje se Italia madje ka një term për të rriturit që nuk dëshirojnë ose nuk janë në gjendje të largohen nga shtëpia e familjes – “bamboccioni”, që përafërsisht përkthehet në “bebe të mëdha”.
Kërkesës së “Insajderit” për koment, gjykata në Pavia nuk iu përgjigj menjëherë. Ministria italiane e Drejtësisë nuk ka pranuar të komentojë, duke përmendur pavarësinë e sistemit gjyqësor italian, transmeton “Phoenix”.