Atalanta dhe Gasperini janë optimist: Për pikë ndaj Arsenalit

Atalanta arriti një fitore të vështirë 3-2 ndaj Fiorentinës në kampionat, një ndeshje që ishte një test i mirë në prag të sfidave në Ligën e Kampionëve. I këtij mendimi është trajneri i Atalanta-s, Xhian Piero Gasperini, që pret një përballje të vështirë ndaj Arsenalit.

“Sigurisht që do të luajmë kundër një kundërshtari me dinamikë fantastike, kundër një skuadre që ka dominuar Premier Ligën bashkë me Liverpullin dhe Man. Sitin. Arsenali është sigurisht një test i madh për ne”, tha Gasperini.

 

“Ne jemi përballur edhe më parë me skuadra të mëdha, por sigurisht me karakteristika të tjera. Duhet të marrim pikë nga kjo sfidë në fushën tonë, sepse çdo ndeshje është vërtet e rëndësishme me formatin e ri”, tha trajneri i Atalanta-s.

 

“Zaniolo kreu javën e parë të stërvitjes me ne, Kuadrado pati një ndrydhje të vogël në kyçin e këmbës. Për momentin do të mbështetem në grupin që kam sepse duhet të gjejmë mekanizma të konsoliduar për ndeshje të tilla,” tha mes tjerash Gasperini.

LEXO EDHE:

Back to top button