Atleti i afrohet limitit 2 orësh të maratonës, rekord i ri në Çikago

Atleti kenian Kelvin Kiptum vendosi rekord të ri në garën e maratonës, duke mbyllur garën në Çikago për 2 orë, e 35 sekonda. Ai përmirësoi me 34 sekonda kohën e mëparshme, 2 orë, një minutë e 9 sekonda, që ishte vendosur këtë verë nga patrioti i tij Leiud Kipçoge.

Kjo ishte gara e tretë në këtë disiplinë për Kiptum dhe tregoi se do të jetë idhulli i ri i maratonës. Një kohë e jashtëzakonshme e atletit 23-vjecar afrikan, që e mbyll në mënyrë të shkëlqyer sezonin e atletikës.

Një djalosh që pritet të zbresë nën kohën e 2 orëve në vitin e ardhshëm, duke parë rikuperimin e madh që bëri në garën e Çikago-s. Duket se atletet e gjeneratës së re si dhe metodologjia e re e stërvitjes së tij po japin frutet e duhura.

Për femra, maratona e Çikagos u fitua nga atletja holandeze Sifan Hassan, e cila dha kohën 2 orë, 13 minuta e 44 sekonda, që është rekord europian i kësaj disipline.

LEXO EDHE:

Back to top button