Sot doi të luhet ndeshja e kthimit në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit mes Atletiko Bilbaos dhe Osasuna, ku sfida e parë ka përfunduar me rezultatin minimal 1-0 për Osasunën.
Të dyja skuadrat spanjolle nuk vijnë nga një performancë e mirë në kohët e fundit. Bilbao në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet, ka marrë vetëm 1 fiore dhe 2 barazime, duke humbur edhe 2 sfida. Osasuna nga ana tjetër, është identike si kundërshtarët e mbrëmjes, me 2 barazime, 2 humbje dhe 1 fitore.
Gjithsesi, analistët spanjollë dhe bastet favorizojnë Bilbaon si skuadra që do të shkojë në finale për të pritur një mes Real Madrid dhe Barcelonës, “El Classico” e cila do të luhet nesër në mbrëmje.








