Atletiko kërkon zëvëndësuesin e Diego Simeones, spikasin pesë kandidatë

Atletiko Madridi është në kërkim të trajnerit të ardhshëm. Sipas “Relevo”, klubi madrilen ka filluar të studiojë që tani mundësinë e zëvendësimit të Diego Simeone.

“El Cholo” është ende nën kontratë deri në vitin 2027 dhe mbetet shumë popullor, por klubi madrilen dëshiron të mbrojë veten në rast se argjentinasi vendos të largohet para kësaj. Një skenar, që sipas mediave spanjolle nuk mund të përjashtohet.

Kështu, “Colchoneros” tashmë kanë në tavolinë emrat e Luis Enrike (PSZH), Luis de la Fuente (Spanjë), Julen Lopetegui (Uest Ham), Maurisio Pokettinjo (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) dhe Unai Emeri (Aston Villa).

Të gjithë këta trajnerë janë nën vëzhgim nga klubi madrilen, madje të kontaktuar për të drejtuar klubin spanjoll në rast se Simeone vendos të largohet. Argjentinasi (drejton që nga dhjetori 2011) e ka drejtuar Atlétikon në mbi 650 ndeshje zyrtare, duke u bërë trajneri i dytë me më shumë paraqitje në historinë e klubit, pas Luis Aragonés.

LEXO EDHE:

Back to top button