Atletja gjermane “braktis” atletikën për sfilatat e modës

Atletja 22-vjeçare gjermane Alisa Shmidt, e njohur nga të gjithë për pamjen e saj joshëse, ka vendosur të debutojë në fushën e modës. Ajo ka pranuar një ofertë për t’u ngjitur në pasarelën italiane “Fashion Ëeek” në Milano. Bukuroshja gjermane, që garon në disiplinën e 400 metrave, ka vendosur të mos garojë më këtë vit për t’iu dedikuar modës.

Alisa Shimdt është konsideruar nga “New Jork Times” si Atletja më seksi në botë dhe në pasarelën milaneze do të sfilojë për “Hugo Boss”. Shimdt ka 2.4 milionë ndjekësa në rrjetet sociale dhe do të bëjë realitet kështu ëndrrën e saj për t’u bërë modele.

“Mezi e pres këtë rast. Nuk kam përvojë dhe shpresoj të dal sa më mirë”, ka thënë Alisa Shimdt.

LEXO EDHE:

Back to top button