Atmosferë festive në Hamburg, tifozët shqiptarë dhe kroatë bëhen bashkë

Shqipëria dhe Kroacia do të përballen këtë të mërkurë në stadiumin “Volksparkstadion” në Hamburg, ndeshje e vlefshme për grupin B për Kampionatin Evropian të futbollit, “EURO 2024”.

Sfida shihet si vendimtare për të dyja ekipet, pasi një fitore, mban gjallë shpresat për kualifikim në fazën e 1/16-ave. Atmosfera në Hamburg është festive, rrugët e qytetit gjerman janë zbukuruar me flamujt e Shqipërisë dhe Kroacisë.

Mediat kroate shkruajnë në një lokal në Hamburg, ka tërhequr vëmendjen një tifoz shqiptar me një bluzë ku shkruhej “Vëllai për vëllanë, shqiptari për kroatin”. Në stadiumin e Hamburgut, pritet të ketë rreth 15 mijë tifozë shqiptarë. Pjesa dërrmuese e stadiumit, do të mbushet nga tifozët e Kroacisë./abcnews/

FOTO: Abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button