Atmosferë festive në prag të fundvitit në kryeqytet, sheshi është mbushur me vizitorë të hua

Atmosferë festive në prag të fundvitit në kryeqytet, sheshi është mbushur me vizitorë të hua

Gazetar: Avni Tahiri

Atmosferë festive në Shkup në prag të festave të fundvitit ndërsa treni festiv, tërheq vëmendjen e qytetarëve, sidomos të fëmijëve.

Qendra e kryeqytetit këto ditë është mbushur me vizitorë nga vendi dhe të huaj, të cilët kanë zgjedhur Shkupin për të shijuar, ushqimet tradicionale dhe aktivitetet argëtuese. Shumë prej tyre shprehen se kanë zgjedhur Maqedoninë e Veriut për të kaluar festat, duke shpresuar se viti 2026 do të jetë më i mirë se viti që po lënë pas.

“Sot do të qëndrojmë në Shkup ndërsa nesër do të shkojmë në Ohër. Është hera juaj e parë që feston në Maqedoninë e Veriut? Jo, kam qenë këtu disa here për festat e fundvitit”, tha një qytetar i huaj.

“Vërtetë me pëlqen Shkupi dhe kemi shumë ngjashmëri dhe vërtetë me pëlqejnë shumë gjëra kur vij këtu”, u shpreh një tjetër qytetar i huaj.

“A blejnë qytetarët? Po blejnë, nëse bëjmë krahasim me vitin e kaluar a ka shitje këtë vit? Nuk ka ndonjë dallim, ato që duan blejnë. Çfarë pritni nga 2026? Të jemi me shëndet të mirë dhe të jemi të lumtur”, tha një qytetare.

 “Presim shëndet dhe te na rregullohet situata, të ndalojnë të gënjejnë politikanët më”, u shpreh një tjetër qytetare.

“Vitin e kaluar do ta kujtojmë për gjërat e mira dhe sukseset dhe momentet më të mira familjare ndërsa vitin e ardhshëm pres edhe më shumë suksese”, tha një qytetare.

Megjithatë, përveç atmosferës festive, ajo që vërehet më së shumti në prag të këtyre festave është edhe shtimi i numrit të lypsarëve, të cilët shfrytëzojnë periudhën festive dhe fluksin e madh të qytetarëve në qendër të qytetit.

Përveç qendrës së Shkupit, edhe në sheshin Skënderbeu është hapur Bazari festiv, duke zgjeruar kështu zonat ku qytetarët mund të argëtohen dhe të ndiejnë frymën festive. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button