Atmosferë nga nata e ndërrimit të viteve në sheshin e qytetit në Shkup

Atmosferë nga nata e ndërrimit të viteve në sheshin e qytetit në Shkup

Mbrëmë shumë qytetarë vendosën ta presin Vitin e Ri në sheshin e qytetit “Maqedonia” në Shkup. Përveç shkupjanëve, për natën e ndërrimit të viteve në kryeqytet kanë ardhur edhe vizitorë nga qytetet e tjera të vendit, ku ranë në sy edhe turistët e huaj.

Qytetarët u përpoqën të ruanin euforinë e Vitit të Ri edhe jashtë, pavarësisht mjegullës dhe ajrit të ndotur. Ata komentuan se ky vit në shesh ka qenë modest, por gjithsesi janë argëtuar dhe në minutat e para të vitit të ri janë dëgjuar urimet për Vitin e Ri./360stepeni/

LEXO EDHE:

Back to top button