Aubamejang zbarkon në Spanjë, gati firma me Barcelonës

E ardhmja e Pierre-Emerik Aubamejang pritet të jetë në kampionatin spanjoll La Liga, përkatësisht te skuadra e Barcelonës. Lojtari në javët e fundit ka prishur marrdhëniet me trajnerin e Arsenalit, Mikel Arteta dhe si rezultat nuk ftohet në skuadër për ndeshjet e Premier Ligës.

Tani, gazetari Fabrizio Romano raporton se sulmuesi nga Gaboni tashmë gjendet në Spanjë aty ku do të provojë të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës në këto orët e mbetura të afatit kalimtar të janarit.

Skuadrat kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit, por mbetet të shihet nëse do të mjaftojë koha për t’i kompletuar të gjitha dokumentet për mbylljen e operacionit.

LEXO EDHE:

Back to top button