Aubameyang është rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij

Futbollisti i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang është rrahur dhe grabitur në shtëpinë e tij në Castelldefels mbrëmë, raportojnë mediat spanjolle.

Sipas El Pais, duke cituar burime policore, të paktën katër persona të maskuar dhe të armatosur e kanë rrahur futbollistin me shufra metalike.
Ata e kërcënuan atë dhe familjen e tij dhe më pas grabitën shtëpinë e tyre. Për momentin nuk dihet se çfarë lëndimesh ka pësuar futbollisti.

Mediat raportojnë se nga shtëpia e 33-vjeçarit Aubameyang janë marrë sasi të mëdha bizhuterish dhe parash. Hajdutët janë arratisur me një Audi A3 të bardhë dhe gruaja e futbollistit ka lajmëruar policinë rreth orës 01:00.
Ka nisur hetimi dhe janë shpallur në kërkim autorët.