Australia regjistron rekord rastesh të reja me koronavirus

Në Australi regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me 973 raste të reja në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Australisë njoftoi se është regjistruar numri më i lartë ditor me rastet me COVID-19 që prej 25 janarit 2020 kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në vend. Gjithashtu njoftohet se provinca Uellsi i Ri Jugor (NSW) u rendit në vendin e parë me 919 raste në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, 45 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në provincën Victoria, që nuk ka regjistruar asnjë viktimë muajt e fundit, 9 raste të reja në Territorin e Kryeqytetit Australian dhe asnjë rast i ri nuk është regjistruar nga shtetet dhe rajonet e tjera të vendit.

Me zbulimin e 973 rasteve të reja në 24 orët e fundit në vend u regjistrua numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë. Numri më i lartë ditor para kësaj ishte më 21 gusht me 894 raste.

Me rritjen e shpejtë të numrit të rasteve të reja në kryeqytetin e NSW në Sidnei ku mbyllja e plotë është në fuqi deri në fund të shtatorit, gjithashtu vazhdojnë vdekjet nga COVID-19.

Me vdekjen e 2 personave në 24 orët e fundit në provincë numri i viktimave shkoi në 132, kurse në gjithë Australinë numri i viktimave shkoi në 986.

Në Australi ku janë regjistruar gjithsej 46.754 raste me COVID-19, në vend prej 13.169 rasteve aktive 125 persona janë në kujdes intensiv dhe 709 persona janë duke u trajtuar në spital.

LEXO EDHE:

Back to top button