Australian Open: Gjokoviq i sigurt, eliminohet Nishikori

Në Melburn janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë të turneut “Australian Open”, nw konkurencwn e meshkujve. Numri 1 në botë, serbi Novak Gjokoviq, fitoi me lehtësi 3-0 (6-3, 6-1, 6-2) ndaj francezit Zheremi Shardi, nw njw ndeshje pa shumë histori. Edhe pse humbi setin e parë, por më pas fiton tenisti gjerman Aleksander Zverev, që mposhti 3-1 (6-7, 7-6, 6-3, 6-2) amerikanin Markos Giron. Fiton edhe kanadezi Milosh Raoniq, që mposhti 3-0 argjentinasin Federiko Goria.

 

Në raundin e dytë avancon zvicerani Stanislas Vavrinka, që mundi 3-0 Pedro Sousa, ndërsa austriaku Dominik Thiem, numri 3 në botë, eliminoi rusin Mikhail Kukushin, duke fituar me 3-0. Nuk zhgënjen as bullgari Grigor Dimitrov, që mposhti kroatin Marin Çiliç (3-0), ndërsa australiani Nik Kirgios mposhti 3-0 Frederiko Silvan. Surprizë eliminimi i japonezit Kei Nishikori, që u mund 3-0 nga spanjolli Pablo Karreno Busta.

LEXO EDHE:

Back to top button