Australianët kundërshtojnë ligjin që fuqizon qeverinë

Mijëra australianë kanë kundërshtuar ligjin e propozuar për ta zgjeruar edhe më shumë pushtetin e qeverisë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Protestuesit kanë protestuar të shtunën në Melbourne dhe kanë marshuar në drejtim të parlamentit të shtetit. Amandamenti i ri për shëndetin publik u jep fuqi liderëve të shtetit të Victorias që të marrin vendime të ashpra për pandeminë, siç janë kufizimi i lëvizjes dhe karantina.

Qeveria laburiste e shtetit synon që ta miratojë ligjin gjatë javës së ardhshme. Instituti Juridik i Victorias që përfaqëson më shumë se 20 mijë profesionistë, ka këshilluar që të shmanget ligji i ri. Ky institut ka thënë se qeverisë do t’i jepej më shumë pushtet për periudhë të pacaktuar të kohës.

Këtë ligj e ka kundërshtuar edhe opozita. Qeveria në Victoria të Australisë do të humbë fuqitë e gjendjes emergjente më 15 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button