Austriakja dëshiron ta shpërndajë trashëgiminë milionëshe që ia la gjyshja
Austriakja dëshiron ta shpërndajë trashëgiminë milionëshe që ia la gjyshja

Një trashëgimtare austro-gjermane po krijon një grup qytetarësh për të vendosur se si duhet të shpërndajë pasurinë që trashëgoi nga gjyshja e saj, shkruan BBC.
Marlene Engelhorn, e cila është 31 vjeç dhe jeton në Vjenë, dëshiron që 50 austriakë të përcaktojnë se si duhet të shpërndahen 25 milionë eurot e trashëgimisë së saj.
“Kam trashëguar një pasuri, pra edhe pushtet, pa bërë asgjë për të. Dhe shteti nuk dëshiron as taksa mbi të”, ka thënë ajo.
Austria hoqi tatimin mbi trashëgiminë në vitin 2008, një nga disa vende evropiane që nuk vendosin tatimin mbi trashëgiminë.
Engelhorn beson se kjo është e padrejtë.
Ajo është pasardhëse e Friedrich Engelhorn, themeluesit të kompanisë gjermane kimike dhe farmaceutike, BASF, dhe trashëgoi miliona kur gjyshja e saj vdiq në shtator 2022.
Pasuria e “Traudl Engelhorn-Vechiatto” u vlerësua nga revista amerikane Forbes në 4.2 miliardë dollarë dhe madje para se të vdiste, mbesa e saj kishte deklaruar se donte të shpërndante rreth 90% të trashëgimisë së saj.
10 mijë ftesa kanë mbërritur te shtetasit austriakë me përzgjedhje të rastësishme. Prej tyre, 50 do të mund të përfitojnë nga pasuria e Marlene Engelhornit. Një listë zëvendësuese me 25 persona gjithashtu do të jetë gati, në rast se dikush nga fituesit heq dorë.