Autobusët privatë pritet të kthehen në qarkullim muajin tjetër

Autobusët privatë pritet të kthehen në qarkullim muajin tjetër

Gazetar: Mefial Ismaili

Transportuesit privatë u paraqitën në thirrjen e Qyteti të Shkupit, për t’u rikthyer në transportin publik. Thirrjes iu përgjigjën tre kompani të ndryshme për të gjithë linjat në kryeqytet. Transportuesit privatë presin që sa më shpejtë të përfundojnë procedurat për të filluar me punë.

“Pakot hapen më datë 27 të këtij muaji, pra të hënën, prej se të hapen pason nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes me Qytetin, më pas nënshkruhet marrëveshje me NQP-në, instalohet pajisja e nevojshme dhe do të inkuadrohemi në sistem dhe do të fillojmë me punë”, deklaroi Jovica Zafirovski, transportuesi privat.

Zafirovski tha se pasi të fillohet me punë do të angazhohen për sjelljen e autobusëve të rinj dhe të krijojnë sistem më efikas.
“Tani për tani kushtet mbesin të njëjtat, por siç biseduam me kryetaren e Qytetit që në periudhën që pason transporti publik të modernizohet, ne do të inkuadrohemi në këtë pjesë, do të mundohemi të sjellim autobusë më të ri, do të negociojmë me Qytetin për përmirësimin e orareve, për përmirësimin e çmimit për një kilometër të kaluar”, tha Jovica Zafirovski, transportuesi privat.

Për më shumë se pesë muaj transportuesit privatë nuk qarkullojë në kryeqytet. Kjo për shkak të borxhit prej më tepër se 1,5 milion euro të cilin e ka ndërmarrja për Qarkullim Publik ndaj tyre. Për këtë arsye ata në tetor të vitit të kaluar e ndërprenë punën, ndërsa në nëntor për disa javë protestuan duke bllokuar rrugët kryesore të Shkupit. Për këtë arsye kryeqyteti u përshi nga kaosi në transportin publik, ndërsa qytetarët presin me orë të tëra për autobusë. Në muajin shkurt transportuesit arritën marrëveshje me Qytetin e Shkupit, që borxhi tu paguhet dhe të aplikojnë për të filluar me punë. Gjatë muajit të ardhshëm pritet që rreth 210 autobusë të transportuesve privatë të kthehen në qarkullim. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button