Autopsia: S’ka droge e alkool, zemra peshonte sa dyfishi i normales

Media argjentinase “Ole”, ka zbuluar rezultatet e autopsisë së legjendës. Është mësuar se është përjashtuar mundësia që në gjakun e tij të ketë pasur gjurmë alkooli apo droge, ndërsa është vërejtur mungesa e trajtimit për sëmundjet e zemrws, ndërsa janë gjetur gjurmë të ilaçeve për anën psikologjike.

Si rezultat të vdekjes së tij, autopsia ka nxjerrë shkakun e një edeme pulmonare akute e shoqëruar nga një insuficiencë kardiake. Ndësrsa, është zbuluar se zemra e Diegos peshonte 503 gramë sa dyfishi i një gjendje normale të saj.

Tashmë, mbeten për t’u parë veprimet nga ana e Prokurorisë ndaj mjekëve teksa është vërtetuar se ka pasur një mangësi në shërbimin e Maradonës për zemrën.

LEXO EDHE:

Back to top button