Autoritetet dyshojnë se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm
Autoritetet dyshojnë se zjarri në Bllacë është i qëllimshëm

Gazetar: Bashkim Sulejmani
Autoritetet dyshojnë se zjarri që dje çoi në mbylljen e kufirit me Kosovën në Bllacë është i qëllimshëm. Banorët e fshatrave përreth thonë se kanë kaluar një natë të tmerrshme duke thithur tym.
“Edhe pse pjesa më e madhe e zjarrit tashmë është lokalizuar, megjithatë këtu shumë afër shtëpive në Çuçersandevë, vazhdon në pjesë të ndryshme të digjet edhe më tej.
Banorët të shqetësuar thonë se gjatë gjithë natës nuk kanë mundur të flejë nga frika e zjarrit që dita ditës iu ofrohet shtëpive. Kërkojnë nga institucionet që më tepër të koncentrohen me makinat kundër zjarrit këtu, rreth shtëpive të tyre”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.
“Vështirë shumë vështirë, të zgjuar që të gjithë të frikësuar jemi, shumë keq është. Fat që na ndihmuan shumë njerëz erdhën nga gjitha anët dhe luftuam vetë me zjarrin, vetëm një zjarrfikës ksihte lartë atje tek Kisha dhe në Mirkovci tjetra, këta gypat janë tonat”, u shpreh një banor.
“Eh si ja kaluam duke thithur tym vetëm”, tha një tjetër banor.
“si do ia kalojmë natës, me shumë punë shumë kontrolle. Disa flejnë por kur duhet të bëhet kujdestari patjetër të zgjohen të jenë këtu. Pjesa poshtë mirë është [or tash pjesa e epërme digjet që shkon kah Bllaca, e nëse kap lartë është Bogorodica etjera. Jemi organizuar banorët gjithë por shumë pak njerëz kanë mbet andaj institucionet duhet bë kujdes më shumë, avionët duhet të lëshohen helikopterët”, deklaroi një banor.
Në teren dolën edhe përfaqësues të Pyjeve të Maqedonisë, sipas të cilëve për momentin, situata me zjarrin është nën kontroll.
”Vlerësojmë se nuk mund të del nga kontrolli, dhe do e ndjekim sy hapur deri sa të shuhet zjarri, megjithatë duhet shumë kujdes dhe sytë katër, sepse një erë më e fortë të del nuk e dimë se kah mund të përhapet sërish i njëjti. Në rast të përhapjeve të reja jemi afër që të reagojmë menjëherë”, deklaroi Angel Spiroski, Pyjet e Maqedonisë.
Institucionet dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm. Dëmet nga zjarri në këtë pjesë nuk dihen akoma. Pos burimeve të ujit, në dispozicion të zjarrfikësve janë vënë edhe pishinat e Kryqit të Kuq. /Alsat.mk