Autoritetet e sigurisë në SHBA, thonë se nuk ka pasur aktivitete të dyshimta nga hakerët në ditën kur Amerika po voton

Autoritetet e sigurisë në SHBA, thonë se nuk ka pasur aktivitete të dyshimta nga hakerët në ditën kur Amerika po voton

Autoritet e sigurisë në SHBA, pretendojnë se nuk ka pasur aktivitete të dukshme të hakerëve sa i përket procesit zgjedhor të sotëm në këtë shtet.

Zyrtarët nuk panë ndonjë aktivitet të rëndësishëm hakerimi në ditën e zgjedhjeve, që mund t’i atribuohej ndonjë grupi hakerimi, tha një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të SHBA.

Një zyrtar i Agjencisë së Sigurisë Kibernetike të SHBA, ka thënë se nuk kanë parë ndonjë aktivistet të rëndësishëm hakimi në ditën e zgjedhje, që mund t’i atribuohej ndonjë grupi të caktuar të hakerëve, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se çështja e sulmeve kibernetike ishte një prej temave më të përfolura në zgjedhjet e kaluara presidenciale në SHBA, ku akuzoheshin se rusët kanë ndërhyrë.

Madje së fundmi themeluesi i Wagner Group, që konsiderohet si ushtria private e presidentit rus Vladimir Putin, ka pranuar publikisht se ishin përfshirë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E akuzat për sulme dhe ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, i kishin mbështetur edhe zyrtarët e agjencive të inteligjencës amerikane.

LEXO EDHE:

Back to top button