Autoritetet në SHBA “stop” për Gjokoviçin për “Miami Open”

Novak Gjokoviç nuk do të marrë pjesë në turneun “Miami Open”, dhe arsyeja tashmë dihet. Autoritetet e Shteteve të Bashkuara e kanë përjashtuar Gjokoviçin nga hyrja në vendin e tyre, duke ia kujtuar se personat e pavaksinuar nuk kanë çfarë kërkojnë tek ta.

Vendimi i kushtoi serbit një vend në “Indian Uells”, por ai mendoi se do të luante së paku në “Miami Open”. Megjithatë, të premten, drejtori i turneut Xhejms Blejk konfirmoi se Gjokoviçi nuk ka marë dritë jeshile.

“Novak Gjokoviçi e kishte bërë të qartë se do të merrte pjesë në ‘Miami Open’, por kjo nuk do të jetë e realizueshme. Është e qartë se ne jemi një nga turnetë më të mëdhenj dhe do të donim të kishim të gjithë lojtarët në këtë garë. Ne po përpiqeshim të flisnim me qeverinë, por ai vendim nuk ishte në duart tona, Novak nuk është i vaksinuar,” deklaroi ai për “Tennis Channel”.

Presidenti Xho Bajden i rezistoi presionit politik për të lejuar Gjokoviçin të hynte në ShBA, duke bërë të ditur se asnjë e drejtë e njeriut nuk do të shkelet dhe të gjithë janë të barabartë në aspektin e vaksinimit kundër coronavirusit.

LEXO EDHE:

Back to top button