AUV: Janë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme para Pashkëve, janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta

AUV: Janë kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme para Pashkëve, janë asgjësuar 1740 kilogramë ushqime të pasigurta

Gazetare: Linda Ebibi

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë para festave të pashkëve ka kryer 617 kontrolle të jashtëzakonshme, ku ka asgjësuar 1740 kilogram ushqime të pasigurta, për çka ka shqiptuar gjobë prej mbi 25 mijë euro. Tek pesë operatorë është gjetur parregullsi e mos regjistrimit si operatorë të ushqimit në Agjencinë e Ushqimit, ndërsa tek tetë operatorë të tjerë u gjetën produkte të etiketuar në mënyrë jo të duhur.

“Për mos përputhjet e konstatuara ndërmjet kategorive të ndryshme të operatorëve ushqimorë, janë nxjerrë 44 vendime për eliminimin e tyre. Për vendosje të ushqimeve të pasigurta në treg  dhe për konstatimet të mospërputhjeve të përmasave të mëdha janë shqiptuar 30 gjoba në vlerë prej 25.400 euro në kundërvlerë denarë. 1740 kilogramë ushqime të pasigurta u shkatërruan në mënyrë të padëmshme”, njoftojnë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë tek katër operatorë ka gjetur parregullsi të cilët të cilët nuk kanë kryer kontrolle të detyrueshme shëndetësore të punonjësve ose kanë pasur karta shëndetësore të skaduara. Ndërsa tek 16 operatorë, nga kontrollet u konstatua se kërkesat higjienike për sigurinë ushqimore dhe kushtet teknike në ambiente ishin të pakënaqshme. /Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button