AUV: VMRO përhap panik, ushqimi është i sigurt për konsumim

AUV: VMRO përhap panik, ushqimi është i sigurt për konsumim

Gazetare: Andrea Çobanova

Perimet dhe frutat në vend janë të sigurta për t’u ngrënë dhe nuk ka prani të metaleve të rënda në to. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) thotë se kontrollet bëhen rregullisht si për produktet e importuara ashtu edhe për ato vendase. Në përgjigje të akuzave të VMRO-së opozitare se perimet me metale janë hedhur në treg, drejtori i Agjencisë Nikollçe Babovski thotë se janë duke u menduar të ngrenë kallëzim penal për përhapjen e lajmeve të rreme.

“Të gjitha këto rezultate për mbetjet e supozuara të metaleve apo praninë e metaleve të rënda janë të gjitha negative. Nuk e di se cili ka qenë qëllimi për të përhapur panik te qytetarët me rezultate negative. Duket se gjatë brifingut dikush e ka gënjyer dikë sepse po të shikoni do të shihni se dikush ka ngatërruar mikro dhe miligramë. Shembulli i fundit ka qenë fruta portokalli nga Egjipti që kanë dhënë rezultate pozitive për mbetje pesticidesh, ato nuk lejohen aspak të hynë në qarkullim në vend”, deklaroi Nikolçe Babovski, drejtor i AUV.

Cvetan Tripunoski i VMRO-së paralajmërimin e kallëzimit penal në rrjetet sociale e quajti mashtrim të opinionit.

“Ndërsa Babovski dhe të tjerët rreth tij duan ta mashtrojnë opinionin për praninë e zbuluar të mbetjeve të pesticideve në ushqimet me origjinë jo shtazore, është mirë që Babovski ta këshillojnë për gjetjet e analizave dhe mënyrën e paraqitjes së tyre. Kallëzimi penal flet vetëm për përpjekjen tuaj të dëshpëruar për të dalë nga ky mega skandal, por nuk do ja dilni!”, tha Cvetan Trupunoski, kryetar i Komisionit për Bujqësi nga radhët e VMRO – DPMNE-së.

Tripunoski ditë më parë akuzoi Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Ministrinë e Bujqësisë se me vetëdije kanë lëshuar në treg perime të cilat kanë pasur prani të metaleve të rënda si plumbi, arseniku dhe kadmiumi, të gjitha të dëmshme për shëndetin e njeriut. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button