Avionët me hidrogjen që do të bëjnë revolucion në industrinë e fluturimeve

Avionët me hidrogjen që do të bëjnë revolucion në industrinë e fluturimeve

Airbus ka njoftuar se po krijon një motor novator që do të punojë me hidrogjen, dhe se planifikon ta testojë atë në aeroplanin më të madh komercial që është ngritur ndonjëherë në qiell. Gjiganti francez i aviacionit zbuloi se do të montojë motorin midis krahëve dhe bishtit të një avioni A380. Fluturimet testuese do të fillojnë në vitin 2026, si pjesë e nismës Airbus Zero, që lidhet me objektivat e reduktimit në maksimum të lëndëve djegëse. Motori përdor disa qeliza karburanti që kthejnë hidrogjenin në energji, e cila më pas fuqizon një helikë. Nëse do të arriheshin objektivat teknologjikë, këta motorë mund të jenë në gjendje të fuqizojnë një avion me 100 pasagjerë.

LEXO EDHE:

Back to top button