Avioni i British Airways aksidentohet në pistën e Heathrow

Një avion i kompanisë British Airways u aksidentua mëngjesin e së premtes në aeroportin e Heathrow në Londër, në një incident që fatmirësisht përfundoi pa të lënduar.

Rrotat e para të avionit pësuan një defekt duke bërë që mjeti fluturues të ngulet në pistë duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të tij.

Avioni ishte duke lëvizur në pistë dhe në momentin e aksidentit nuk kishte ndonjë pasagjerë.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që një hetim për incidentin ka nisur./A2CNN

LEXO EDHE:

Back to top button