AZ Alkmaar ka 22 herë vlerë më të madhe se KF Drita

Drita dhe AZ Alkmaar do të përballen sonte me fillim nga ora 18:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. Kampioni i Kosovës do të ketë përballjen më të vështirë deri më tani, teksa përballë ka gjigantin holandez AZ Alkmaar, të cilët vlerësohen 22 herë më shumë se kosovarët.

Gjilanasit kanë një vlerë totale prej 6,5 milionë eurove, ndërsa gjiganti holandez ka vlerë prej 145 milionë eurove. Te Drita futbollisti më i vlerësuar është mesfushori Albert Dabiqaj, i cili vlerësohet 600 mijë euro nga Transfermarkt. Kapiteni Rron Broja është në pozitën e dytë me vlerë prej 550 mijë eurove. Në pozitat tre dhe katër janë dyshja, mbrojtësi Egzon Bejtulai dhe sulmuesi Almir Ajzeraj që vlerësohet nga 500 mijë euro, ndërkohë top pesë e mbyll sulmuesi Arb Manaj me një vlerë prej 450 mijë euro.

Te AZ Alkmaar vlera e thuajse gjithë futbollistëve kalon miliona euro. Në krye si futbollistët më të vlerësuar janë sulmuesi irlandez Troj Parrott dhe mesfushori i talentuar holandez Kees Smit me nga 22 milionë euro. Mesfushori tjetër holandez, Sven Mijnans vlerësohet 14 milionë, mbrojtësi Uouter Goes 12 milionë derisa top pesëshja mbyllet me sulmuesin Meks Meerdink me vlerë prej 10 milionë eurove.

Mirëpo Drita ndodhet më lartë se holandezët në renditjen e përgjithshme, pasi deri më tani ka grumbulluar tetë pikë, duke marrë dy fitore dhe dy barazime. Nga ana tjetër AZ ka pësuar dy humbje dhe ka fituar dy ndeshje të tjera ku ka gjashtë pikë. Bardhekaltërtit nga Gjilani zënë vendin e tetë me 8 pikë, ndërsa holandezët janë në pozitën e 20 me dy pikë më pak.

LEXO EDHE:

Back to top button