Azemi kundër rusit Komarov, për finale në Evropianin në Budvë

Boksieri shqiptarë Ardian Azemi ka siguruar së medaljen e bronzit në Kampionatin Evropian për junior, I cili aktualisht po zhvillohet në Budvë të Malit të Zi. Azemi në çerekfinale mundi kroatin Duje Gaçina me vendim unanim të arbitrave dhe tani është në pozitë që të luftojë edhe për finale. Maqedonia në Kampionatet e boksit për junior nuk ka fituar asnjë medalje në 20 vitet e fundit.

- Advertisment -

Duje ishte një kundërshtarë I papërshtatshëm dhe shumë më i lartë se boksieri  ynë. Shumë i fortë. Gjatë tërë kohës nuk lejonte që Ardiani të vijë në shprehje. Mirëpo goditjet precize dhe të forta nga Ardiani duket se vendosën këtë përballje,” tha mes tjerash trajneri Naser Haruni.

Në sfidën që mund të sigurojë finale, boksieri shqiptarë do të përballet me boksierin rus, Vladislav Komarov, më 20 nentor.

LEXO EDHE:

Back to top button