Azia përgatitet për valën e të nxehtit/ Kina regjistron temperatura rekord prej 42 gradë

Azia përgatitet për valën e të nxehtit/ Kina regjistron temperatura rekord prej 42 gradë

Kina ka regjistruar temperatura rekord këtë javë deri në 42 gradë celcius, ndërsa vendet në të gjithë Azinë po përgatiten për një verë tjetër të nxehtësisë ekstreme.

Qendra Kombëtare Meteorologjike (QKM) paralajmëroi gjithashtu të martën, për ndikimin e rritjes së temperaturave në furnizimin me energji, prodhimin e të korrave dhe shëndetin e njerëzve.

Kina ka përjetuar mot jashtëzakonisht të nxehtë për pjesën më të madhe të vitit, me temperatura mesatare nga marsi në maj që kanë arritur nivelet më të larta që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961, sipas të dhënave zyrtare.

Më shumë se 20 stacione meteorologjike në provincën veriore Hebei dhe Shandong lindor regjistruan temperatura të larta për sezonin në 10 ditët e para të qershorit.

India gjithashtu ka regjistruar afro 25,000 raste të goditjes nga nxehtësia dhe 56 viktima që nga marsi, sipas një njoftimi të 1 qershorit nga qendra e tij kombëtare për kontrollin e sëmundjeve.

Temperaturat e larta rekord u regjistruan në pjesë të mëdha të Azisë në prill, duke vrarë qindra njerëz, duke dëmtuar të korrat dhe duke detyruar autoritetet të mbyllnin shkollat.

Temperaturat e nxehta do të vazhdojnë deri më 20 qershor në Kinën veriore, ku temperatura mund të arrijë ose tejkalojë nivelet rekord në Hebei, Shanxi, si dhe në provincën qendrore Henan.

LEXO EDHE:

Back to top button