Babai e Nejmarit beson se djali i tij do të vazhdojë qëndrimin në Paris

Ditët e fundit, ka pasur spekulime për largimin e Nejmarit nga PSZH. Pavarësisht se braziliani ka kontratë me klubin francez deri në vitin 2027, zërat për një lëvizje të mundshme te Flamengo janë të forta.

Babai i Nejmar foli në një podcast me Marcao, babai i lojtarit Gerson, i cili së fundmi nënshkroi me Flamengon. Dy agjentët diskutuan mundësinë që të dy lojtarët të luajnë së bashku në Brazil. Babai i Nejmarit nuk kafshoi gjuhën për të folur rreth të ardhmes së djalit të tij, duke i bërë tifozët e klubit të Rio de Janeiro të ëndërrojnë, përpara se të korrigjonte situatën.

“Që ai të luajë me Gersonin te Flamengo? Është plotësisht e mundur. Është e mundur, por është e mundur vetëm në ekipin kombëtar të Brazilit. Në futboll çdo gjë është e mundur, por Nejmar ka një kontratë të gjatë me PSZH. Ajo zgjat deri në vitin 2027. Ai sapo ka rinovuar, është shumë e vështirë, ” tha ai në “GV Ëorld Podcast”.

Flamengo sapo ka fituar Copa Libertadores dhe është vendsur si një nga skuadrat më të mirë në Amerikën e Jugut. Nejmari ka ende katër vite kontratë me PSZH-në para se të mendojë kthimin në shtëpi, me ndonjë klub brazilian. Në vitin 2027 ai do të mbushë 34 vjeç dhe do të jetë i lirë të kthehet në Brazil, aty ku filloi gjithçka për të.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button