“Babai” i kasetës, Ottens ndërron jetë në moshën 94-vjeçare

Shpikësi i kasetës së regjistrimit, inxhinieri holandez Lou Ottens ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Sipas lajmit të BBC, familja e tij njoftoi se Ottens ka ndërruar jetë të shtunën më 6 mars në fshatin Duizel të provincës Brabanti Verior të Holandës.
Inxhinieri Ottens në vitin 1960 hyri në njësinë e zhvillimit të produkteve të një ndër kompanitë më të mëdha të elektronikës në botë Philips, ku bashkë me ekipin zhvilluan kasetën.
Shpikja e inxhinierit që për herë të parë u promovua në panairin elektronik të “Berlin Radios” në vitin 1963 e bëri muzikën të arritshme.
Vlerësohet se në të gjithë botën janë shitur 100 miliardë kaseta.